Semi dhe Graniti janë dy banorët të cilët u votuan nga publiku për të kaluar disa ditë në dhomën e dënimeve, së bashku me Monikën, Sabianin dhe Arditin.
Gjatë një bisede, ish-futbollisti nga Kosova i tregon Semit se nëna e tij i ka rritur e vetme atë dhe motrën e tij, shkruan Reporteri.net.
“Ai iku dhe u martua me gruan e dytë ndërsa mamaja ime na ka rritur e vetme. Që atëherë unë jam figura e vetme mashkullore në shtëpinë time. Ne ishim në Zvicër, na u bashkua dhe daja që ishte vetëm 15 vjeç. Mamaja ime ishte vetëm 20 vjeçe dhe ka rritur dy fëmijë dhe vëllain e saj”, tha ish-futbollisti.
Ai gjithashtu ka treguar se nuk kanë pasur konakt me familjarët, dhe se kur vdiq nëna e saj, e mori vesh nga një telefonatë që mori.
“Nuk kishim asnjë mënyrë kontakti me familjarët, mamaja ime mori vesh nga një telefonatë se nëna e saj kishte vdekur. Kishte 5 vite pa e parë. Pastaj filloi lufta dhe nga meraku u kthyem, në atë kohë u divorcuan prindërit”, shtoi ai.
