Einxhel Shkira është banorja më e re e Big Brother VIP Albania, e cila mbrëmë nisi këtë aventurë të re.
Me t’u futur në shtëpi, Einxhel është afruar menjëherë me Fifin, derisa kanë folur edhe për atë se si nga jashtë mund të kuptohen shumë prej situatave që ndodhin brenda shtëpisë, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Por, a po përpiqet banorja e re t’i tregojë Fifit atë se çfarë po thotë publiku jashtë për të?
Përveç që u afrua me Fifin, Einxhel Shkira gjithashtu zgjodhi që të flinte në të njëjtin krevat. Ani pse ajo nuk po e thotë, por të dyja njihen mjaft mirë me njëri-tjetrin.
Einxhel Shkira, Graciano Tagani, Argjira Spanca, Fifi janë njerëz të pandashëm, madje mbrëmë balerini Tagani publikoi edhe një video në llogarinë e tij në Instagram, ku i thotë Einxhelit që të ketë kujdes edhe për Fifin.
Modelja gjatë një diskutimi me Fifin e këshillon atë rreth situatave të caktuara.
Kjo gjë është vënë re edhe nga ndjekësit në rrjete sociale, teksa janë shprehur se ajo po i tregon shumë Fifit se çfarë po ndodhë jashtë, e që duhet penalizuar.
Kujtojmë se mbrëmë Fifi mori një surprizë edhe nga babai i saj, i cili e qortoi atë para të gjithëve, duke i thënë se ajo nuk është Filloreta që ai ka edukuar./Reporteri.net/