Sot në moshën 51-vjeçare ka vdekur Burbuqe Berisha, pasi dyshohet se pësoi sulm në zemër në vendin e punës.

Pas kësaj tragjedie, ka reaguar vëllai i regjisores kosovare, Dardan Berisha, i cili ka publikuar disa fotografi së bashku me motrën e ndjerë, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

“Ah bre motra jeme, shpirti im i bardhë, po herët na le”, ka shkruar ai në postimin e bërë.

Reklamë

Burbuqe Berisha, për një vit e gjysmë ka punuar si menaxhere në Kino ABC në Prishtinë, për katër vite si producentë në Kosova -Film, po ashtu për katër vite me radhë si drejtoreshë e Përgjithshme e Teatrit Kombëtar të Kosovës dhe anëtare e Këshillit Drejtues të QKK-së, si dhe të Ansamblit “Shota” ne vitin 2017 kryetarë e këshillit drejtues te TKK .

Në shumë festivale filmash ka qenë anëtare e jurive profesionale me karakter ndërkombëtar dhe është aktiviste e shume kampanjave bamirës./Reporteri.net/