Të martën mbrëma në spektaklin e “Big Brother Albania VIP” hynë tri banore të reja: Beatrix Ramosaj, Sarah Berisha dhe Einxhel Shkira.
Në mëngjesin e ditës së djeshme teksa filluan të njiheshin me banorët e tjerë të shtëpisë, kjo e fundit tregoj historinë e saj.
Einxhel rrëfeu një fakt mjaft interesant për jetën e saj, ajo tregoi se për të qenë pjesë e kësaj eksperience i është dashur të heqë dorë nga një angazhim që sapo kishte nisur në Afrikë.
‘’Isha në Afrikë por ‘’Vëllai i Madh’’ në bëri të kthehesha. Ishin kaq solar me jetën, më kanë ndryshuar shumë. Ndryshe është të shkosh si turiste dhe ndryshe të shkosh me synim profesional siç isha unë’’,- tha ajo.
Moderatorja shtoi se e gjithë ajo aventurë i ka mësuar shumë gjëra, kryesisht tolerancën dhe pozitivitetin. Në prezantimin e saj, Einxhel tha se do të luftojë shumë për ta fituar formatin.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.