Shqiptarët i gjen sot kudo nëpër botë, madje në kompani, truste apo korporata nga më gjigandet.
E tillë është vajza nga Kosova Plarenta Deshishku është pjesë e departamentit të “Global Operations” në “Facebook”.
Ajo është një profesioniste, e cila jeton dhe zhvillon karrierën e saj në Dublin, Irlandë.
E diplomuar për Administrim Biznesi dhe Menaxhim të Përgjithshëm në “ESCP Business School” dhe studimet pasuniversitare të ndjekura në “Trinity College Dublin”, Deshishku ka një karrierë të mbushur me trajnime, specializime dhe eksperienca të ndryshme pune.
E reja shqiptare që prej muajit Korrik 2021 është bërë pjesë e departamentit të “Global Operations” në rrjetin social Facebook, si “Market Specialist”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.