Një shpellë përrallash, e mbushur me kristale gjigante, më e madhja në Evropë, do të hapet për publikun këtë vit.
Shpella, një e çarë në shkëmb e mbushur me kristale, ndodhet 50 metra nën një minierë të braktisur argjendi, në një qytet të Andaluzisë, në Spanjë.
Ajo është zbuluar nga një shoqëri minierash nga Madridi, në 1999 dhe shpresohej se do të ndryshonte fatin e qytezës Pulpi, duke sjellë më shumë turistë dhe bashkë me ta edhe vende të reja pune.
Shpella të tilla, ose gjeoda, krijohen në miliona vite pasi një çarje brenda një shkëmbi mbushet me lëng. Zakonisht ajo duhet të mbushet e tëra me një solucion kripor, në këtë rast lëng me sulfat kalciumi, që krijon edhe kristalet, transmeton tch.
Kjo është e vetmja gjeodë në Evropë. Një shpellë e ngjashme, madje më e madhe, ndodhet në Meksikë, por ajo është në një thellësi më të madhe se 200 metra, ç’ka e bën hapjen për publikun të vështirë. Si pasojë, kjo është gjeoda më e madhe në botë që mund të vizitohet nga njerëzit.
Ajo pritet të jetë e gatshme për tu vizituar në tetor, por ekipi që po punon për këtë shpreson që hapja të jetë akoma më e afërt
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.