×
  • Lajme
  • Zgjedhjet Lokale 2021

    PDK dhe AAK bëhen bashkë për balotazh në Malishevë

    Reporteri
    02 Nëntor 2021 | 20:13

    Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës kanë arritur marrëveshje për balotazhin e 14 nëntorit në Komunën e Malishevës.

    Lajmi është bërë i ditur në faqen zyrtare të PDK-së në Malishevë, transmeton Reporteri.net.

    Theksojmë se në këtë komunë, kandidati i PDK-së, Isni Kilaj është në garë me kandidatin nga radhët e NISMA-s, Ekrem Kastrati.

    Njoftimi i plotë:

    Marrëveshje për mbështetje dhe bashkëqeverisje

    Me përfaqësuesin e AAK së në Malishevë Kastriot Berisha, dhe bashkëpunëtorët e tij arritëm marrëveshje për mbështetje dhe bashkëqeverisje në Komunën e Malishevës.

    Bazuar në verdiktin që dhanë qytetarët e Malishevës në raundin e parë të zgjedhjeve lokale, duke i dhënë shumicën e votave partive opozitare në Malishevë, duke u nisur nga nevoja për një qeverisje gjithëpërfshirëse dhe me vizion, që i jep Malishevës zhvillimin e nevojshëm, sonte nënshkruam marrëveshjen që na bashkon për Malishevën.

    PDK-ja dhe AAK-ja do të jenë bashkë në rundin e dytë dhe në qeverisjen e Malishevës.

    Bashkimi jonë ka për qëllim përfshirjen e sa më shumë qytetarëve dhe ideve për një Malishevë të zhvilluar, duke e bërë fitoren e 14 nëntorit sa më të madhe.

    Malisheva është e të gjithë qytetarëve dhe partive që jetojnë dhe angazhohen në këtë Komunë, ne jemi gati që bashkë me AAK-në, bashkë me subjektet e tjera politike dhe të gjithë qytetarët t’i japim Malishevës Qeverisjen që e meriton.

    Bashkë me AAK-në!
    Bashkë për Malishevën!

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!