Kryetari aktual i Kamenicë, Qëndron Kastrati, i cili është në balotazh më Kadri Rahimajn, për të parin e Kamenicës ka thënë se posedon dëshmi se Vetëvendosja po provon të blejë vota te komuniteti serb dhe rom, me nga 20 euro.
“E vërteta të qytetarët e Kamenicës është që këta janë tuj premtu, madje kam edhe dëshmi që deklarojnë të komuniteti serb, edhe rom, nga 20 euro janë tu kqyr me ble votën. Nuk po mundem me përdor një gjë të tillë se personi që na ka dhuru nuk është tu na jep lejen, dhe unë e ftoj edhe atë dhe e lus që të na jep lejen dhe të mund ta shfrytëzojmë një fakt të tillë”, tha Kastrati në Prime Time.
Qëndron Kastrati do të përballet më 14 nëntor në balotazh me Kadri Rahimajn e Lëvizjes Vetëvendosje.