Nisma Socialdemokrate dega në Prizren do ta përkrahë Shaqir Totajn e PDK-së në balotazhin e 14 nëntorit.
Përmes një postimi të kësaj partie në Facebook, është njoftuar se përkrahja për kandidatin e PDK-së.
“NISMA Socialdemokrate – Dega në Prizren, në përputhje me rezultatin e zgjedhjeve të raundit të parë me 17 tetor, si dhe në frymën e përcaktimit për një qeverisje ndrsyhe në qytetin tonë, ka vendosur që në balotazh me 14 nëntor, të mbështet kandidatin Shaqir Totaj (PDK-në)”, thuhet në postim.
“Mbështetja për Shaqir Totajn me 14 nëntor, është edhe mbështetje e projekteve tona të prezantuara gjatë fushatës nga kryetari Nismës në Prizren, Zafir Berisha”, thuhet tutje.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.