×
  • Extra
  • Extra

    Zog mëngjesi dhe buf nate: Një neuroshkencëtar shpjegon se kush është më i lumtur

    Reporteri
    08 Nëntor 2021 | 8:25

    A nuk i keni zili ata njerëz që ngrihen nga shtrati herët në mëngjes? Ose ndoshta keni fatin të jeni një prej tyre!

    Artikuj të të shumtë na tregojnë se nëse mund ta ngremë veten nga shtrati një orë më herët në mëngjes, do të bëheshim super produktivë, ashtu si sipërmarrësit më të mëdhenj në botë.

    Nëse jeni një buf nate që preferoni të qëndroni zgjuar deri vonë dhe të bëni foletë rehat nën jorgan në mëngjes, mund të shpresoni se kjo nuk është fare e vërtetë.

    Një detaj që duhet mbajtur parasysh është se në fakt shumica, rreth 60 për qind – prej nesh nuk janë zog mëngjesi apo bufa nate, ne jemi një përzierje e ndërmjetme e të dyjave. Një faktor tjetër për t’u marrë parasysh është se kronotipi nuk ka të bëjë vetëm me kohën kur shkoni në shtrat dhe zgjoheni në mëngjes, por ka të bëjë gjithashtu me kohën tuaj optimale të funksionimit.

    Sa për atë se në cilin grup bën pjesë, në përgjithësi, femrat priren më shpesh të jenë të kronotipit zogu i mëgjesit, ndërsa meshkujt janë më shpesh kronotipi i bufit të mbrëmjes. Mosha është një tjetër faktor i rëndësishëm. Në adoleshencë, ka një tendencë për t’u zhvendosur më shumë drejt kronotipit të bufit.

    Sa për atë se kush është më i lumtur, shumë studime kanë vërtetuar një lidhje midis të qenit person i mëngjesit dhe lumturisë më të madhe. Për një shembull të kohëve të fundit, merrni parasysh një studim të qindra studentëve të mjekësisë të kryer në Universitetin Dokuz Eylul në Turqi – rezultatet më të larta në mëngjes (dmth., një preferencë e vetë-raportuar për t’u zgjuar herët) u shoqëruan me marrjen e rezultateve më të larta në një matës të lumturisë në pyetësor.

    Studimet e njerëzve të moshuar gjithashtu – mes të cilëve është më e zakonshme të jesh zog mëngjesi – tregojnë në mënyrë të ngjashme një lidhje midis mëngjesit dhe lumturisë më të madhe.

    Sipas një studimi të kryer në Universitetin e Leipzig-ut, avantazhi emocional i zogu të mëngjesit manifestohet gjithashtu në kënaqësinë më të madhe dhe uljen e ndjeshmërisë ndaj problemeve të shëndetit mendor.

    Studime të tjera sugjerojnë se njerëzit që janë buf nate kanë më shumë gjasa të përjetojnë simptoma depresioni, çrregullime emocionale sezonale dhe probleme të abuzimit me substancat.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!