Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Albena Reshitaj ka ndarë një histori shumë prekëse. Ajo ka thënë se ditën që është bërë për herë të parë deputete i ka vdekur gjyshja, njëri prej njerëzve më të dashur.
“Gjyshja ime ka vdekur më 6 tetor në ditën që unë jam bërë për herë të parë. Njeriu që më ka mësuar si t’i përballoj sfidat me qetësi. Si ta menaxhoj zemërimin e të mos ngutem që fjalën e fundit ta them të parën. Si t’i dëgjoj të tjerët dhe si të arrijë të krijojë mundësinë që të tjerët të më respektojnë për atë që jam. Ajo është njeriu që unë e ndjek për të pasur sukses. Ajo ka lënë respekt të veçantë për të sepse ka pasur dashuri të madhe për të gjithë. Unë e kujtoj dhe mungon shumë në periudha sfiduese.”, tha ajo në ATV, transmeton Reporteri.net.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.