Modelja kosovare, Morena Taraku, ka qenë kryefajala e mediave rozë në Turqi, ditëve të fundit. Ajo po përflitet për një lidhje dashurie me një këngëtarin 43-vjeçar, Berdan Mardini.
Lidhja e tyre u bë e ditur pas festës së ditëlindjes që thuhet se Taraku e organizoi për këngëtarin turk.
Madje, mediat atje thonë se Mardini i ka thënë rrethit të tij të ngushtë se ndjenjën e dashurisë e ka përjetuar vërtetë te Morena.
“Ndjenjën e dashurisë e kam përjetuar vërtetë te Morena. Jam shumë i lumtur që jam me të dhe gjeta sërish jetën me të”, shkruajnë mediat turke
Deri tash, s’ka pasur asnjë reagim nga këngëtarja për këto raportime.
Para lidhjes me Morenën, Berdan ka qenë i martuar për dhjetë vjet. Ai ka qenë i martuar me Fatoş Yelliler, me të cilën ka dy fëmijë.
Se është në një lidhje e ka pranuar edhe vetë Berdan, gjatë një transmetimi direkt. Kjo deklaratë e tij ka shkaktuar zemërim te ish-bashkëshortja, e cila e ka akuzuar se nuk po kujdeset për psikologjinë e fëmijëve të tyre.
Ndryshe, ditë më parë Berdan Mardini festoi ditëlindjen e 43-të, teksa u zbulua se organizimin surprizë e ka organizuar Morena Taraku.
Thuhet se Mardini dhe Morena janë fqinjë me njëri-tjetrin
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.