×
  • Show Time
  • Show Time

    Takim i lumtur mes Rita Oras dhe Princ Harryt

    Reporteri
    13 Qershor 2019 | 18:50

    Këngëtarja me origjinë shqiptare Rita Ora ka qenë e ftuar në koncertin e bamirësisë “Sentebale Audi”.


    Koncerti ishte organizuar nga Princi Harry, me qëllim mbledhjen e fondeve, të cilat do të shkojnë për bamirësi.

    I njëjti koncert është mbajtur edhe vitin e kaluar ku të ardhurat nga ky koncert shkuan për bamirësinë e zhvilluar për fëmijët në Lesoto, Botsvanë dhe Malavi.

    Sipas ‘Daily Mail’, Princi britanik, dukej i lumtur teksa takohej me këngëtaren shqiptare.

    Në koncert këngëtarja shoqërohej nga e ëma Vera, e cila ka treguar disa detaje nga takimi me Princin.

    Vera ne llogarinë e saj në Instagram ka publikuar disa foto ku shihet duke folur me Harry ndërsa Rita shihet duke u përqafuar me Princin.

    “Ai ishte aq modest në koncertin e tij sa që tha: Nuk do të harxhoj shumë nga koha juaj. E kuptoj që jeni këtu për të parë Ritën dhe jo mua, sidomos ju në fillim”, ka shkruar Vera.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!