Tashmë gjithçka është zyrtare. Seriali që po bën bujë të madhe “Squid Game” do të rikthehet me sezonin e dytë.
Për shkak të suksesit global, krijuesi e regjisori Hwang Dong-hyuk u shpreh se nuk kishte zgjidhje tjetër përveç se ta vazhdonin atë.
“Ka pasur kaq shumë presion, kaq shumë kërkesa dhe kaq shumë dashuri për një sezon të dytë të serialit. Tashmë kam filluar të mendoj për të. Aktualisht jam në procesin e planifikimit.
Por unë mendoj se është shumë herët për të thënë se kur dhe si do të ndodhë kjo. Kështu që për momentin do t’ju premtoj këtë, Gi-hun do të kthehet dhe ai do të bëjë diçka më shumë për botën”, tha ai gjatë një ngjarjeje speciale në Los Angeles.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.