×
  • Extra
  • Extra

    Si është zakonisht një ditë normale pune e presidentit të SHBA-së?

    Reporteri
    09 Nëntor 2021 | 17:56

    Presidentët amerikanë janë me sa duket kudo. Ata bëjnë fushatë për veten e tyre dhe politikanët me të cilët ndajnë të njëjtat ide, duke promovuar axhendën e tyre mes publikut dhe Kongresit, madje edhe duke pritur ekipe sportive fituese në Shtëpinë e Bardhë. Atëherë, çfarë bën saktësisht presidenti amerikan gjatë gjithë ditës?

    Të qenit president i Amerikës nuk ka të bëjë vetëm me fjalimet publike dhe takimet ceremoniale me liderë të huaj. Por edhe me drejtimin e përditshëm të një aparati të cilin Terri Sallivan, drejtor ekzekutiv i Projektit të Tranzicionit në Shtëpinë e Bardhë, një organizatë jopartiake që ndihmon në vendosjen e administratave të reja presidenciale, e përshkroi si më të madh dhe më me ndikim se sa roli i drejtuesit të një kompanie e madhe globale.

    Një mënyrë për të vlerësuar punën e tij, është të matet sa orë në ditë punon komandanti i përgjithshëm i ushtrisë amerikane. Gjatë dekadave të fundit, presidentët kanë nisur thuajse menjëherë të punojnë më shumë sesa në ditën e parë të inaugurimit në detyrë, thotë Sallivan, që është gjithashtu pjesëtar i stafit akademik në Universitetin e Karolinës së Veriut.

    Në një grup të dhënash të papublikuara dhe të mbledhura nga vetë Sallivan në 100 ditët e para të presidencave të Duajt Ajzenhauer dhe deri tek Xhorxh H.W.Bush, ose ngaviti 1953 deri në vitin 1993, çdo president pa që dita e tij e punës të zgjatej me rreth 10 për qind nga dita e parë dhe deri në ditën e 100-të.

    “Madje edhe presidenti Xhimi Karter kishte një ditë jashtëzakonisht të gjatë (mesatarisht 17.4 orë), dhe që zgjati 8 për qind më shumë nga dita e tij e parë në atë të100-ën në detyrë”- thotë Sallivan. Pra, nëse presidentët po e rrisnin me shpejtësi numrin e orëve të punës, për çfarë e shpenzojnë ata kohën?

    Përgjigja:Ata shpenzojnë më shumë nga koha e tyre pikërisht mbi atë që shumë njerëz mendojnë se duhet të bëjë një president. Për shembull ​​të shërbejë si komandant i përgjithshëm i ushtrisë së vendit, dhe të shpenzojnë më pak kohë mbi çështjet me të cilat merren partitë politike.

    Mesatarisht, rreth 35 për qind e orëve të presidentit i kushtoheshin roleve unike që ngarkon kjo detyrë, përfshirë ato të komandantit të përgjithshëm, apo kreut të forcave të armatosura,siç autorizohet nga Kushtetuta e SHBA-së, dhe si kry e-diplomat i vendit.

    31 për qind e pjesës tjetër të kohës kur presidenti është zgjuar përfshinin detyra legjislative si takimi me udhëheqësit e Kongresit dhe nënshkrimin e projektligjeve, menaxhimin e Shtëpisë së Bardhë, pra mbikëqyrje të punës së shefit të stafit të emëruar nga ai vetë dhe ndihmësve të tjerë të nivelit të lartë.

    Sallivan thotë se vetëm rreth 1.4 për qind e aktiviteteve ditore, i kushtohen menaxhimit ekonomik, dhe kjo ndoshta sepse ky rol u delegohet shpesh ekspertëve të fushës. Ndërkohë, rreth 9 për qind e kohës së presidentit shpenzohet në detyra që lidhen me udhëheqjen e partisë së tij politike dhe me komunikimet publike përfundon analiza e Sullivan.

    Pjesa e mbetur e ditës së presidentit ndahej midis udhëtimeve dhe jetës private.
    Cilido që është kurioz mbi mënyrën se si presidentët kanë kaluar një ditë të caktuar gjatë shekullit të kaluar, mund ta mësojnë atë lehtësisht, për sa kohë që ka qasje në internet. Duke filluar që nga mandati i parë i Frenklin Ruzvelt në vitin 1933, presidentët kanë mbajtur atë që njihet tani si “axhenda ditore”, dhe shumica e tyre mund të gjenden në internet

    Këto axhenda u japin një informacion shumë të hollësishëm mbi atë që ka bërë presidenti, në krahasim me orarin e ngjarjeve kryesore të publikuara për shtypin dhe publikun. Axhendat e presidentëve të dekadave të fundit janë koleksionuar nga stafi i Arkivave Kombëtare, i autorizuar nga Akti i Regjistrimeve Presidenciale të vitit 1978, dhe nga burime që përfshijnë orarin ditor të presidentit, regjistrat e Shërbimit Sekret, dhe shënimet nga stafi i Shtëpisë së Bardhë, sipas Shoqatës së Historisë të Shtëpisë së Bardhë.

    Për shembull,më 2 korrik 1964, presidenti i kohës Lindon B.Xhonson e nisi ditën e tij në orën 9 të mëngjesit duke ngrënë mëngjes me gruan e tij Ledi Xhonson, sipas axhendës së asaj dite, të arkivuar nga biblioteka presidenciale LBJ. Po gjatë asaj dite presidenti firmosi disa projektligjeve, zhvilloi takime me ligjvënësit, ambasadorët dhe kabinetin e tij.

    Aty madje ka një hyrje që thotë se Xhonson i dërgoi një shënim të shkruar me dorë vajzës së tij Lusit për ditëlindjen e saj të 17-të. Deri në orën 6:45 të pasdites të saj dite, Xhonson nënshkroi një nga ligjet më të rëndësishme të SHBA-së në shekullin XX:Aktin e të Drejtave Civile të vitit 1964.

    Në mesin e shumë figurave historike, i pranishëm ishte edhe pastori i njohur Martin Luter King Jr, teksa shënimet përmbajnë listën e detajuar të të ftuarve dhe fotografitë zyrtare. Ajo ditë nuk mbaroi derisa Xhonson ra në gjumë pasi lexoi gazetat në avionin presidencial rrugës për në fermën e tij në Teksas, në orën 22:46 të mbrëmjes.

    Megjithatë, axhenda ditore ka kufizimet e veta. Nganjëherë, për shkak të çështjeve të sigurisë kombëtare, të dhënat mund të jenë të paqarta mbi atë që ka ndodhur në një takim të caktuar. Ose lista e njerëzve që morën pjesë në një takim mund të mos jetë e plotë, edhe pse kjo ndodh zakonisht për shkak të një gabimi.

    Por në përgjithësi, axhenda e përditshme është një “minierë ari” e të dhënave që nuk do t’i kemi kurrë për shumicën e presidentëve historikë. Ata që kërkojnë për aktivitetet e përditshme të presidentëve të viteve të mëparshme të vendit mund t`u duhet të hyjnë në librat e historisë, apo nëse janë të interesuar për materiale origjinale, të vizitojnë arkivat.

    Për shembull, Xhorxh Washington mbante axhendë, disa prej të cilave, së bashku me korrespondencën dhe dokumentet financiare, ndodhen në Bibliotekën e Kongresit. Mostrat e tyre janë në dispozicion në internet. Por me që ato ishin të shkruara me dorë, deshifrimi i tyre nga kopjet e dixhitalizuara mund të jetë jo pak sfidues.

    Të gjithë presidentët, pavarësisht nga rrethanat që trashëgojnë apo përballen gjatë administratave të tyre, kanë forca të qëndrueshme që formësojnë ditët e tyre. Dy presidentëtë kohës së luftës, Ajzenauer gjatë Luftës së Koresë dhe Riçard Nikson gjatë Luftës së Vietnamit, nuk e ndryshuan kohën që kalonin në detyrën e komandantit të përgjithshëm. Por kur ndodhi kriza e Gjirit të Derrave gjatë 100 ditëve të para të administratës së Xhon F.Kenedit, u dyfishua vëmendja e tij ndaj detyrave ushtarake.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!