Më 20 tetor 2021 kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama deklaroi se në mars do të lansohet sateliti Albania 1 dhe në qershor Albania 2.
E ideja e Ramës po mbështetet edhe nga deputeti i Kuvendi të të Kosovës nga Radhët e Vetëvendosjes, Jahja Koka i cili kohë më parë ka paralajmëruar se gjatë mandatit të Albin Kurtit edhe Kosova do të jetë në gjendje të bëjë këtë.
Koka në një paraqitje në ATV folur për dobinë e këtyre satelitëve.
Ai madje tha se edhe Kosova do të mund të përfitonte nga informacionet që do të siguroheshin nga këta satelitë.
“Ky do të thotë ka karakter informacioni. Për mua është e rëndësishme se bëhen modele shkencore, ju e dini që tërmetet nuk mund prognozohen, por me anë të një sateliti të tillë mund të identifikohen vargmale të caktuara siç janë vargmalet Rodope që janë vargmalet të reja e në bazë të atyre konfiguracioni përafërsisht mund të jepet një prognozë për tërmetet eventuale.”, tha Kokaj, shkruan Reporteri.net.
Ai ka thënë se përveç identifikimit të tërmeteve ka edhe shumë dobi të tjera.
“Ose ka shumë dobi të tjera sepse në bazë të dhënave të tjera emirike që jepen nga sateliti, e unë shpresoj që ato të dhëna do ti kemi edhe në Kosovë sepse është fjalë për staelitë shumë të dobishëm pra nuk është fjala për satelitë për të cilët unë aludoja por ai do të bëjë lansimin e një sateliti që ka karakter shumë serioz që ka karakter shumë dimensional duke përfshirë edhe atë social, ekonomik e bujqësor.”, shtoi ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.