Beniada ka qenë banorja e cila sonte ka pranuar një surprizë të mundësuar nga produksioni.

Modelja shqiptare e cila ka vite që jeton në Itali është dashur të largohet nga shtëpia më e famshme e momentit, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

E pritur nga një person i stafit, Beniadës i janë mbyllur sytë me një shami të kuqe, në mënyrë që mos të shihte asgjë.

Reklamë

Modelja shqiptare është dërguar në ambientet e emisionit Procesi Sportiv, drejtuar nga Ed Manushi dhe Alesia Bami.

Manushi është shprehur se kur të dalë Beniada nga Big Brother VIP, i ka dyert e hapura në emisionin Procesi Sportiv./Reporteri.net/