×
  • Extra
  • Extra

    “Squid Game”, seriali i preferuar i Kim Jong Un

    Reporteri
    10 Nëntor 2021 | 19:01

    “Squid Game” është një ëndërr e realizuar për udhëheqësin e Koresë së Veriut, Kim Jong Un, pasi, sipas tij, tregon degradimin e shoqërisë koreano-jugore.

    Seriali i famshëm i Netflix, i cili do të ketë edhe një sezon të dytë, tregon sesi disa koreano-jugorë të mbushur me borxhe luajnë lojërat e preferuara të fëmijërisë për të fituar një çmim të madh që do t’i nxjerrë nga bataku ku kanë rënë, por nëse humbasin lojën, humbasin edhe jetën.

    “Kimit i ka pëlqyer shumë sesi po portretizohet Koreja e Jugut nëpër botë”, tha për “New York Post” Michael Madden, anëtar i Qendrës “Stinson” dhe ekspert për Korenë e Veriut. “Ai gjithmonë e përmend ndikimin që ka bota perëndimore dhe shoqëria amerikane mbi atë të Koresë së Jugut. “Squid Game” duhet t’i ketë pëlqyer shumë”.

    Diktatori koreano-verior, gjyshi i të cilit krijoi shtetin e ri pas Luftës së Koresë, gjithmonë akuzon Jugun për stilin dekadent të jetesës, të kopjuar nga Perëndimi. Edhe pse ai dhe familja e tij janë parë shpesh të konsumojnë produkte luksoze, Kim prezantohet si nacionalist dhe ruajtës i traditave koreane.

    Në maj, u raportua se ai ndaloi veshjen e xhinseve të ngushta dhe mbajtjen e flokëve me model bishtpëllumb, për të mbajtur larg mëkatet e kapitalizmit.

    Media shtetërore e Koresë së Veriut e ka quajtur “Squid Game” si shembull të natyrës kafshërore të shoqërisë kapitaliste të Koresë së Jugut, ku njeriu është asgjësuar nga konkurrenca e tejskajshme.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!