Ledri Vula, Lorik Cana dhe Edi Kastrati janë disa prej emrave të njohur që kanë marrë çmimin “Nderi i Gjakovës”.
Në një ceremoni të organizuar në Gjakovë, ku morën pjesë emra të njohur të botës së shoubizit, u ndanë edhe çmimet e nderit.
Aktori Edi Kastrati është ndër personazhet që mori këtë çmim, ai ndau me ndjekësit disa imazhe bashkë me Ledri Vulën, Lorik Canën; e shumë të tjerë që u nderuan në këtë ceremoni.
“I nderuar kryetar Ardian Gjini,në eksperiencën time te deritanishme kam mësuar se,njerëzit do të harrojnë atë që keni thënë, njerëzit do të harrojnë atë që keni bërë por njerëzit kurrë nuk do të harrojnë se si i keni bërë ata të ndjehen. Andaj kjo ndjenjë që më është dhuruar me këtë nderë që më keni bërë për mua do te jetë e pa harrueshme, faleminderit shumë”, ka shkruar Edi Kastrati.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.