×
  • Extra
  • Extra

    Nuk e di se ka vdekur: Vogëlushi 2-vjeçar babait në varr ia tregon lodrat e reja

    Reporteri
    14 Qershor 2019 | 8:07

    Kjo histori e trishtë të rrëqeth shpirtin, ky që shikni në foto është vogëlushi dy vjeçar që po thyen rrjetin dhe zemrat e të gjithëve teksa gjendet mbi varrin e të atit.  Babai i tij humbi jetën në moshë të re dhe e la akoma pa festuar ditëlindjen e tij të parë.


    Darren Langton, babai i vogëlushit në fjalë u nda nga jeta në moshën 33 vjeçare, në mënyrë të papritur dhe për shkaqe të panjohura në banesën e tij në Dorchester.Ai vdiq tre ditë para se vogëlushi të festonte ditëlindjen e tij të parë, në tetor të vitit 2017.

    Harvey dhe nëna e tij Jessica Pillinger vizitojnë çdo të dielë varrin e të afërmit të tyre. Nëna e vogëlushit ka ndarë një video ku vogëlushi i këndon lamtumirën të atit.

    Në foto tregohet marrëdhënia e tij e veçantë me kujtimin e babit. Duke mos kuptuar ende ai i tregon babit lodrat e tij të preferuara. Nëna e Harvey-t është kujdesur të mbajë gjithmonë gjallë kujtimin e bashkëshortit të saj.

    Video emocionuese tregon se si vogëlushi në mënyrë të përsëritur i thotë ‘bye bye’ të atit.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!