×
  • Show Time
  • Show Time

    Labi fjalë prekëse për gruan: Më deshe edhe kur nuk kisha para, përjetë shërbëtori yt

    Reporteri
    14 Qershor 2019 | 9:28

    Këngëtari dhe deputeti i njohur, Labinot Tahiri-Labi, është një prej këngëtarëve më të pëlqyer aktualisht.


    Ndërkohë, ai njihet edhe si humanist dhe i dashur me njerëz.

    Në shumë intervista Labin e keni dëgjuar, teksa ka folur edhe për të kaluaren e tij para se ai të bëhej këngëtar.

    Labi me anë të një fotografie të publikuar në Instagram ka falënderuar gruan e tij, e cila i ka qëndruar gjithmonë afër si në momentet e vështira edhe të mira.

    Ai gjithashtu ka shprehur dashurinë e madhe që e ka për të.

    Qëndrueshmeria në jetë, vlen më shumë se sa pasuria dhe letrat me vlerë. Për faktin që jetojmë të fortë, kjo u bë se deshti Zoti , dhe ti më deshte edhe kur nuk kisha( Lekë) Prandaj isha dhe jam shërbetori yt si i shumë njerëzve pa ndryshuar asnjeherë as nga karriera e as nga paraja. Humanizmit i takojmë të dy se sa kam dhënë unë ke dhënë edhe ti du te them se JEMI NJË”, ka shkruar Labi në Instagram.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!