Gjykata ka liruar nga burgu reperin Arkimed Luashajn, i cili prej tetorit mbahej në arrest.


Mbi të rëndonin akuza për armëmbajtje pa lejë si dhe trafik lëndësh narkotike.

Reperi me emrin e artit ‘Stresi’ u lirua nga gjykata e Tiranës me kusht.

Reklamë

Arrestimi i reperit 31-vjeçar vjen pas një hetimi disa mujor me metoda speciale ndaj një grupi kriminal që operonte në kryeqytet, pjesë e të cilës dyshohet se është edhe Stresi.