Parisi është rikthyer sërish në një fushë-betejë përleshjesh për aktin e 18 të jelekëve të verdhë.
rotestat ishin paralajmëruar të dhunshme me rastin e përmbylljes së një debati kombëtar të Presidentit Emanuel Macron.
asojat e dhunës së kësaj të shtune janë këto. Disa nga dyqanet më të shtrenjta të veshjeve dhe sendeve me vlerë në shëtitoren Champs-Elysée u dhunuan e u grabitën nga protestuesit. Më shumë se 8 mijë persona protestuan këtë të shtunë në kryeqytetin francez.
“Mes 8 mijë manifestuesve, më shumë 1 500 ishin tejet të dhunshëm. Ata erdhën për të thyer, për të sulmuar e për të shkaktuar trazira”, tha Christophe Castaner, Ministër Francez i Punëve të Brendshme.
Të paktën 11 persona mbetën të plagosur si pasojë e përplasjeve. Jelekët e Verdhë kërkojnë dorëheqjen e presidentit Emmanuel Macron, të cilin e akuzojnë për rritje të taksave dhe përkeqësim të kushteve të jetesë. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.