×
  • Extra
  • Extra

    Sot hapet Pishina e Gërmisë, këto do të jenë çmimet për këtë vit

    Reporteri
    15 Qershor 2019 | 8:17

    Pishina e Gërmisë nga sot do të jetë e hapur për të gjithë qytetarët, që duan të freskohen në këto ditë të nxehtë të qershorit.


    Këtë e ka bërë të ditur dje për Periskopin Kryeshefja ekzekutive e ndërmarrjes publike “Sport Marketing”, Mirlinda Sopi Krasniqi.

    Në një deklaratë Sopi Krasniqi ka thënë se hapja e kësaj pishine do të bëhet sot duke filluar nga 09:30 deri në 10:00.

    Me rastin e hapjes së pishinës, është paraparë të mbahet edhe një koktej rasti.

    Kryeshefja ekzekutive tutje ka bërë të ditur se tashmë janë kryer të gjitha përgatitjet për këtë pishinë, dhe se e njëjta do të jetë në dispozicion të plotë për qytetarët që nga nesër.

    Pishina e Gërmisë, është një nga hapësirat ku banorët e kryeqytetit kalojnë kohën gjatën ditëve të nxehta të verës.

    Edhe këtë vit, pishina e vetme në kryeqytet, është gati të pres shumë vizitorë që nga nesër.

    Hapja e pishinës ishte paraparë të bëhej më 11 qershor, në ditën e çlirimit të kryeqytetit, por nuk dihet pse nuk ka ndodhur një gjë e tillë, pavarësisht motit të mirë e temperaturave të larta.

    Edhe këtë vit parashihet të jenë çmimet e njëjta në këtë ndërmarrje. 3 euro është bileta gjatë vikendit për të rriturit, ndërsa 2 euro nga e hëna në të premten për të rriturit, 1 euro për të vegjlit, për fëmijët nën moshën 7 vjeçare është pa pagesë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!