Gjatë emisionit LIVE të Big Brother VIP, Fifit i ka rënë të fikët pas një debati me opinionistën Balina Badinakun.

Këngëtarja derisa po kërkonte të linte shtëpinë e Big Brother në një moment çohet në këmbë, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Aty asaj i bie të fikët dhe Arbana Osmani ndërpren lidhjen me shtëpinë dhe jep publicitet.

Reklamë

Pas publicitetit, Arbana Osmani tregoi se gjendja shëndetësore e saj është e mirë dhe doktorët ndodhen brenda shtëpisë në këto momente.

“Doktorët janë 24 orë afër shtëpisë, dhe sigurisht Fifi tani është në gjendje të mirë shëndetësore”, tha Arbana Osmani./Reporteri.net/