Natën e sotme, në spektaklin e Big Brother VIP Albania, Fifit i ra të fikët.
Këngëtarja nga Kosova pati një debat me opinionisten Balina Bodinaku, ku kjo e fundit i tha se Fifit i ka munguar vëmendja në historinë me Dj PM dhe Sarën, andaj dhe ka reaguar keq mes puthjes së dyshes, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
“Ti Fifi nuk e dashuron dashurinë, por ti e dashuron vëmendjen”, ishin fjalët e opinionistes.
Kjo gjë ka nervozuar Fifin e cila ka thënë se nëse jashtë mendohet kështu, ajo është gati ta lërë shtëpinë e Big Brother.
Më pas Arbana ka bërë të ditur se doktorët tanimë kanë qetësuar gjendjen e Fifit dhe tani ajo është mirë.
Por, këngëtarja nga Kosova ka bërë gati valixhet dhe në një moment vendosi të largohej nga shtëpia.
Tutje, ajo në dhomën e rrëfimit ka folur me Arbanën dhe shumë shpejt pritet të merret një vendim për të, që edhe banorët të jenë të qetë në lojën e tyre./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.