×
  • Show Time
  • Show Time

    “Turp”, Besa Kokëdhima reagon pasi Shqipëria nuk shpalli ditë zie për viktimat e aksidentit tragjik në Bullgari

    Reporteri
    24 Nëntor 2021 | 19:11

    Ditën e sotme (e mërkurë) në Bullgari, Maqedoninë e Veriut dhe Kosovë është shpallur ditë zie në shenjë solidarizimi dhe nderimi të qytetarëve të Maqedonisë së Veriut, që humbën jetën tragjikisht në aksident trafiku në Bullgari.

    Megjithatë, e njëjta gjë nuk ndodhi edhe me shtetin e Shqipërisë gjë që bëri të ketë një reagim nga artistja e njohur, Besa Kokëdhima.

    Kjo e fundit përmes një postimi të shpërndarë në InstaStory ka cekur shtetet që shpallën ditë zie shtetërore, duke shtuar se është turp për këtë që bëri Shqipëria.

    “44 bashkëkombas humbën jetën. Bullgaria, Maqedonia e Veriut & Kosova kanë shpallur ditë zie. Po shteti amë? Turp”, u shpreh Kokëdhima.

    Mëngjesin e djeshëm autoritetet bullgare raportuan se të paktën 45 veta vdiqn kur një autobus u përfshi nga flakët të martën në Bullgarinë perëndimore.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!