Gjendja jo e mirë shëndetësore e Fifit mbrëmë në spektaklin e Big Brother VIP ka ngjallur reagime të shumta në publik.

Për këtë tani ka reaguar ish banori, Graniti Cana i cili e ka mbështetur këngëtaren nga Kosova, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

““Ta kam dhënë fjalën deri në frymë të fundit, jam në të mirë e në të keq. Shoku i mirë në ditë të vështirë”, ka shkruar Cana në një postim në Instagram.

Reklamë

Kujtojmë se alivanosja e Fifit mbrëmë erdhi pas një debati me opinionisten e Big Brother VIP, Balina Badinaku, e cila i tha këngëtares se dëshironte vëmendje nga historia e Dj PM dhe Sarah Berishës.

Kjo gjë nervozoi Fifin e cila kërkoi të dilte nga shtëpia e Big Brother, por që menjëherë pas kësaj kërkese asaj i ra të fikët./Reporteri.net/