Mbrëmë spektakli i Big Brother VIP ka pasur ngjarje jo të zakonta, duke qenë se gjendja shëndetësore e Fifit ishte jo e mirë.
Një pjesë e publikut, tani Fifin po e quan aktore, e që sipas tyre ajo gjithçka e inskenoi vetë, pasi nuk mundet një person në atë gjendje të keqe të çohet aq shpejt në këmbë e madje të jetë në gjendje të ndërrojë dhe rrobat, të grimoset e aq më pak të bëjë valixhet gati për të lënë shtëpinë e Big Brother Albania VIP.
Dyshimet e tyre përforcohen edhe më shumë, duke qenë se tani është publikuar edhe një video tjetër nga ky moment, nga një kënd krejt tjetër gjatë spektaklit mbrëmë, kur Fifi bie për toke.
Ndjekësit e këtij formati, pasi kanë parë këtë video të re, kanë ngritur dyshimet për mënyrën se si ajo bie për toke.
Theksojmë se gjithë kjo ndodhi pasi Fifi derisa po debatonte me opinionisten e Big Brother, për raportin mes Dj PM dhe Sarah Berishës, ku Balina i tha këngëtares nga Kosova se ajo ishte kundër tyre pasi donte vëmendje, kjo deklaratë bëri që Fifi të përplasej për toke.
“Ti Fifi nuk e dashuron dashurinë, por t’i e dashuron vëmendjen”, ka qenë deklarata e Balinës për Fifin, e cila u nervozua jashtë mase.
Madje këngëtarja nga Kosova kërkoi edhe largimin nga loja, por që më vonë ndryshoi vendimin e saj, pas bisedës që pati me Arbana Osmanin.
Ani pse, publiku ka kohë që po kërkon largimin e saj nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, e që komentet negative ndaj saj janë të shumta, dy motrat e saj, Edona dhe Yllka Raçi, e mbështeten atë në postimet e tyre në rrjete sociale, pas asaj që ndodhi mbrëmë.
“Ti je njeriu më i sinqertë në botë, ashtu siç edhe na mësuan prindërit tanë. Do të mbështesim deri në frymën e fundit”, shkruajtën Edona dhe Yllka./Reporteri.net/