×
  • Show Time
  • Show Time

    Reperi i njohur shqiptar bëhet baba për herë të parë

    Reporteri
    15 Qershor 2019 | 17:36

    Reperi shqiptar përmes rrjeteve sociale bëri të ditur që u bë baba për herë të parë.


    Reperi Blasta ka bërë të ditur se është bërë baba për herë të parë, madje ai publikoi portretin e foshnjës.

    Partnerja e reperit, Albina, solli në jetë një djalë, të cilin e pagëzuan Tris, ndërsa Blasta i bëri dedikimin prekës atij.

    “[23:18]
    Njihuni me T R I S.
    Trisi, është këtu dhe po vëzhgon. @albinaterstena është një Zot absolut që kaloi të gjithë muajt e vështirë të kujdesit dhe pastaj duke luftuar për ta sjellë atë në këtë botë. Babi ka me u kanë për ty n’cdo sekond,kudo e nëpër çkado, për me ta lehtësu çdo sfidë qe ta sjellë jeta! Kështu që – Dream BIG my little ONE ”, ka shkruar Blasta.

    Reperi pranoi shumë urime në komente nga ana e ndjekësve, me të cilët ndau këtë gëzim.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!