×
  • Show Time
  • Show Time

    “Nuk mundem më, s’po më bën mirë”, Fifi lë mes lotësh shtëpinë e Big Brother VIP

    Reporteri
    25 Nëntor 2021 | 16:10

    Fifi ka marrë vendim të largohet nga shtëpia e Big Brother VIP.

    Pas gati dy muajsh qëndrimi aty, këngëtarja nga Kosova ka lënë shtëpinë më të famshme në Shqipëri, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Mes lotësh ajo është përshëndetur edhe me banorët me të cilët ka kaluar këtë aventurë.

    “Banorë unë kam vendosur të largohem nga shtëpia e Big Brother sot, kam nevojë të merrem me veten time. Kjo eksperiencë nuk po më bën mirë, s’kam mundësinë të flas atë që mendoj tani. Kam nevojë të dal jashtë, të merrem me veten (qan). Kjo gjë nuk po më bën mirë. Dua të dal me dinjitet. Po ju ikën një banore shumë e fortë e shtëpisë. Juve që jeni të fortë, po ua bëj rrugën më të lehtë,”- tha Fifi.

    https://www.dailymotion.com/video/x85vrkr

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!