Fifi sot mori vendim që të largohej nga Big Brother VIP Albania.
Me të dalë nga shtëpia e Big Brother VIP, këngëtarja nga Kosova ka takuar disa nga miqtë e saj në zyret e Top Channel.
Kanë qenë Arditi dhe Paloma ata të cilët e kanë pritur Fifin menjëherë pas daljes nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Tani është publikuar edhe një video tjetër, e aty shihet edhe njëri nga pjesëtarët e grupit të “Three Dots”, Klajdi Haruni, aty ku bën pjesë edhe Fifi.
Këngëtarja nga Kosova shfaqet e lumtur tani që është largua nga shtëpia më e famshme shqiptare, derisa theksoi se dëshiron të merret me veten e saj, pasi mbyllja në BB nuk po i bën mirë./Reporteri.net/