×
  • Show Time
  • Show Time

    Shkurte Gashi ka disa fjalë për Fifin pas largimit të saj nga Big Brother VIP

    Reporteri
    25 Nëntor 2021 | 20:41

    Që nga alivanosja e Fifit brenda shtëpisë së Big Brother VIP, reagimet kanë qenë të shumta në publik, por edhe nga kolegët e saj të estradës.

    Tani, pas daljes sot të Fifit, një reagim ka ardhur edhe nga këngëtarja Shkurte Gashi, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Në llogarinë e saj në Instagram, ajo ka publikuar një fotografi të Fifit, derisa i ka bashkëngjitur edhe një dedikim.

    “Ti je fituese e dashur, për ndjenjat e bukura që na dhurove”, ka shkruar Shkurte Gashi.

    Ndryshe, me të dalë nga shtëpia e Big Brother, Fifi në zyret e Top Channel është pritur nga miqtë e saj më të mirë.

    Në mesin e tyre ishin edhe dy ish banorët, Arditi dhe Paloma të cilët e përqafuan këngëtaren./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!