Bukuroshja e njohur shqiptare, Arta Nitaj, është shumë e komentuar për paraqitjet e saj në rrjetet sociale.
Ajo ndan vazhdimisht me fansat fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e përditshme, duke marrë vëmendjen e fansave me paraqitjet e saj atraktive.
Së fundmi, bukuroshja me prejardhje nga Peja publikoi në InstaStory një imazh mjaft provokues, ku shfaqej me një dekolte mjaft të hapur dhe një maskë në kokë.
Vetëm disa orë më vonë, Nitaj vendosi të ndajë me ndjekësit në Instagram edhe disa imazhe të tjera, në të cilat u shfaq duke pozuar me një fustan elegant.
Ajo e bëri me dije se ky kreacion në trupin në saj është punim i stilistit të njohru shqiptar, Mr. Rex.


