Këngëtari i mirënjohur, Labinot Tahiri iu ka çuar të fala ish krerëve të UÇK-së që po mbahen në Hagë.
Labi ka shkruar në Facebook se këta trima çlirimtarët shqiptar, na mundësuan sot që të udhëtojmë e të festojmë edhe në Shqipëri, festën e flamurit Kombëtar, sepse para vitit 1999, vetëm televizionin shqiptar e kemi parë duke u munduar me e rregulluar antenën kah valët e Shqipërisë.
Postimi i Labit pa ndërhyrje:
TË FALA NGA NE PËR ÇLIRIMTARËT TANË ATJE NË HAGË!
Nëse sot disa nga delegacionet serbe kërkojnë që të viejnë të lirë në Kosovë, e ku plot nga t’a kanë bërë krime në Kosovë, padrejtesia nuk duket ndryshe…!
Në anën tjetër , dikush nga ne, mundohet ti harrojë këta trima ( çlirimtarêt shqiptar) të cilët n’a e mundesuan sot që ne të udhetojmë e të festojmë edhe në Shqipëri , festën e flamurit kombetar, se para vitit 1999, vetëm televizionin shqiptar e kemi parë duke u munduar me e rregullua antenën kah valët e shqipërisë.
Fakt i gjallë.
Sot, n’a takon neve si qytetarë që të u’a urojmē këtyre çlirimtarëve dhe familjeve të tyre Festën e Flamurit Kombëtar.pa i harruar asnjeherë.
Me respekt, Labinot Tahiri Kosovë e Shqipërisë.