Një trafo e energjisë elektrike është përfshirë nga zjarri sot.
Kompania Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike (KEDS) sqaron se ky incident ka ndodhur për shkak të mbingarkesës së rrjetit.
Andaj, kjo kompani apelon që qytetarët të mos shfrytëzojnë energjinë elektrike për ngrohje.
“Një nga dëmet e shumta që mbingarkesat në rrjet shkaktojnë kur konsumatorët e shfrytëzojnë energjinë elektrike për ngrohje. Në mënyrë që të mos ballafaqohemi me pamje të tilla dhe me mungesë të energjisë elektrike, është mëse e nevojshme që konsumatorët të kursejnë energjinë dhe aty ku munden të shfrytëzojnë forma alternative të ngrohjes”, thuhet në njoftimin e KEDS-it.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.