×
  • Show Time
  • Show Time

    Donaldi dhe Beatrixi të pandashëm, a po krijohet një çift i ri në Big Brother VIP?

    Reporteri
    29 Nëntor 2021 | 14:34

    Donaldi dhe Beatrixi këto ditë kanë qenë të pandashëm brenda shtëpisë së Big Brother VIP.

    Dyshja gjithë kohën po rrijnë bashkë, sa që kjo gjë ka irrituar një pjesë të madhe të fansave të Donaldit dhe Borës, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Madje në një bisedë mbrëmë me Dj PM dhe Dagz, Donaldi nuk mohoi pëlqimin ndaj këngëtares.

    Edhe sot, dyshja janë shfaqur tejet të afërt.

    Derisa sot po qarkullon edhe një koment i Beatrixit, që ia kishte bërë Bora Zemanit kur surprizoi Donaldin në javën e dytë të Big Brother VIP.

    “Më kujtuat se sa bukur është të dashurosh. Me zemër në dorë dje i çmenda komshit duke bërtit. Të dua zemër”, kishte shkruar Beatrix në postimin e Zemanit në Instagram./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!