Aktorja nga Gjilani, Adriana Matoshi, këtë ditë (e hënë) bëri një njoftim në rrjete sociale ku tregon se i është rikthyer tumori në tru.
Në postimin e shpërndarë në rrjete sociale, deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje thotë se po përballet sërish me tumorin pas nëntë vitesh.
Derisa shkrimi mori reagime të shumta e përkrahje të mëdha, një gjë të tillë së fundmi e ka bërë edhe këngëtarja Dafina Zeqiri.
Kjo e fundit ka shpërndarë në rrjete sociale një pjesë të projektit “Duro”, në videoklipin e së cilës ishte aktorja Matoshi.
“Unë zgjedh buzëqeshjen si petkun më të mirë të mbrojtjes dhe përballjes me sfidat e jetës”.
“Femër e fortë është ajo e cila pas çdo dhimbje arrin ta përqafoj realitetin me një buzëqeshje e cila flet më shumë se 1.0000 fjalë Adriana Matoshi”, u shpreh Zeqiri.
Adriana tregoi se për herë të parë u diagnostikua me tumorin në tru në vitin 2012, kur ishte shtatzënë me fëmijën e katërt.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.