Ka ndodhur shpesh që banorët brenda shtëpisë së Big Brother VIP janë falur.
Por, i rregullt në këtë ritual fetar është këngëtari Sabiani, i cili këtë gjë e praktikon gjatë gjithë kohës, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Por, një pjesë e publikut e ka kritikuar ashpër këngëtarin i cili falë pesë vaktet brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
Për festën e 28 nëntorit, Sabiani piu raki tej mase, të cilën e solli babai i Donaldit.
Madje ai u bë tapë, sa që të gjithë qeshnin me të, e kjo ka shkaktuar pakënaqësi edhe në publik, të cilët kanë bërë komentet negative në drejtim të tij.
Një gjë e tillë ndodhi edhe dy ditë më parë, kur banorët patën një lojë për të zhvilluar, e që nëse nuk i përgjigjeshin pyetjeve që i shtroheshin, ata duhej të pinin një gotë ‘tequila’, e Sabiani piu 4 të tilla./Reporteri.net.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.