×
  • Show Time
  • Show Time

    “Nuk di çka të them…”, Romeo reagon pasi Donaldi deklaroi pëlqimin për Beatrixën

    Reporteri
    01 Dhjetor 2021 | 21:08

    Mbrëmë deklarata e Donaldit se pëlqen Beatrixën ka ngjallur reagime të shumta në publik.

    Madje një pjesë e madhe e tyre që e pëlqenin aq shumë Donaldin dhe Borën, tanimë i janë kthyer kundër pas këtij veprimi të tij, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Në një video LIVE në Instagram, mes Arditit, Balinës, Anaidit dhe Kledit, ku i fundit ka zbuluar se ka folur edhe me vëllain e Donaldit, Romeon, për këtë gjë.

    “Romeo është konfuz vetë, nuk di çfarë të thotë. Ai ka thënë se Donaldi nuk e dëgjon njeri, dhe se ai po luan lojën e vetë atje brenda dhe nuk kam pse t’i them asgjë”, është shprehur Kledi.

    Ndryshe, gjatë këtij LIVE edhe banorët tjerët u shprehën se Donaldi është nxituar pasi ai duhej t’i jepte një shpjegim moderatores Bora Zemani.

    Ndërsa, vetë kjo e fundit ende nuk ka reaguar sa i përket kësaj pjese./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!