×
  • Show Time
  • Show Time

    Detaji që i iku të gjithëve, Donaldi bëri këtë shenjë me dorë pas shpinës së Beatrixës

    Reporteri
    01 Dhjetor 2021 | 22:33

    Mbrëmë para se të përfundonte spektakli i Big Brother VIP Albania, banorët zgjodhën dyshen, Donald dhe Beatrix për të fituar një darkë të organizuar nga produksioni.

    Por, në orët e para të mëngjesit, saktësisht rreth orës 03:00, derisa Donaldi po përqafonte Beatrixën, ai bën një shenjë me dorë e cila ka bërë që të komentohet në rrjete sociale, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Madje për këtë ka pasur një reagim edhe nga Olti Curri, i cili ka pranuar mesazhe rreth kësaj.

    Madje, një ndjekës i tij ka treguar se kjo shenjë në Amerikë përdoret për t’i çuar sinjal një personi të dashur, duke nënkuptuar kështu fjalën “Të Dua”.

    Ndërsa, ani pse Bora Zemani nuk ka reaguar ende, Kledi Hysa, ish banori i Big Brother VIP, ka zbuluar se vëllai i Donaldit, Romeo, ka thënë se edhe ai është konfuz me atë që po ndodh brenda shtëpisë mes tij dhe Beatrixit.

    Ai gjithashtu ka shtuar se Donaldi i bën gjërat me kokën e tij, dhe ai nuk dëshiron t’i thotë asgjë për këtë pjesë, pasi nuk pyet njeri./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!