Policia e Durrësit ka vënë në pranga tre persona, për vepra të ndryshme penale.
Dy kosovarë janë mes të arrestuarve, të cilët tentuan të kalojnë kufirin përmes portit të Durrësit me dokumente të dyshuara fals.
“Nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Durrës u arrestuan në flagrancë për veprat penale ‘Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave’ dhe ‘Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve’, shtetasit: A. K., 46-vjeçe dhe E. K., 22-vjeç, banues në Prizren, Kosovë, pasi në PKK Port Durrës, kanë tentuar të kalojnë kufirin me dokumente identifikimi të dyshuara të falsifikuara. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan dy karta identiteti dhe dy leje drejtimi të dyshuara të falsifikuara”, njofton policia.
Po ashtu është arrestuar edhe një 49-vjeçar, i cili ishte shpallur në kërkim më herët, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Krujë i ka caktuar masën ‘arrest në burg’, për veprën penale ‘kultivimi i bimëve narkotike’.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.