Një vajzë që pritet të jetë nuse e ardhshme ka marrë shumë mesazhe talljeje në rrjet pasi publikoi propozimin që i dashuri i saj i kishte bërë: unaza e fejesës në mes të një hamburger të madh të McDonald-sit.
Propozimet për martesë janë aq të rëndësishme sa edhe vetë dita e dasmës, kur tërheqin të gjitha vështrimet, sidomos me uljet në gjunjë.
Shumica e femrave ëndërrojnë për një diamant xixëllues në një dorë me manikyr të përsosur, por në fakt doli një nuse që do të mund të ketë nevojë për të pastruar yndyrën nga unaza e saj, pasi i dashuri e nguli brenda një hamburgeri.
Fotoja ka marrë më shumë se 18.000 pëlqime në rrjet dhe ka grumbulluar më shumë se 10.000 komente pasi është bërë menjëherë virale, me njerëz të paaftë që të përmbajnë horrorin e tyre për këtë propozim.
Njerëzit e kanë quajtur atë mënyrën më të keqe për të kërkuar që dikush të martohet me ty, duke e quajtur atë një “McNightmare” (“McAnkthi”).
Një person tha: “Ky ishte McËndrra e dikujt”.
Dhe një tjetër pyeti: “A do të jesh McGruaja ime?”.
Njerëz të tjerë sugjeruan të zëvendësohej unaza me një rreth qepe, ndërsa disa pretendonin se do të kishin preferuar unazën e tyre në një copë pule./oranews
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.