Një nga konkurrentet më të zhurshme të Për’puthen ka treguar se është larguar nga programi.
Flasim për Ritvana Fetahun e cila para disa puntatash kishte treguar se po pret rezultatet e disa analizave shëndetësore për të treguar më pas a vazhdon me pjesëmmarje në program apo jo, shkruan lajmi.net.
Ajo ka njoftuar ndjekësit në instagram me anë të një postimi se nuk është më pjesë e Për’puthen”
Përshendetje grupi! Une nuk jam pjese e programit pasi shendeti im qofte mendor qofte fizik eshte me i rendesishem sesa nje program televiziv. Dhe aspak sepse me intereson trekendeshi imagjinar, pasi un e kam thyer at trekendesh akoma pa u formuar, gjithcka qe bi ndesh me parimet e mia nuk e pranoj si pjese te jetes time”, ka shkruar Ritvana duke paralajmëruar largimin e saj.
Kujtojmë se Ritvana kishte disa takime me Argjendin ku më pas raportet e tyre u zbehën aq shumë saqë nuk donin ta shihnin njëri-tjetrin as me sy.

