×
  • Show Time
  • Show Time

    Atdheu bën deklaratë të fortë për Borën dhe Donaldin

    Reporteri
    05 Dhjetor 2021 | 18:50

    Ish-konkurrenti i “Për’puthen”, Atdhe Xharavina ka bërë një deklaratë të fortë lidhur me raportin Donald-Bora-Beatrix.

    I ftuar në një emision televiziv, ai u shpreh se Donaldi ende e dashuron Borën.

    Xharavina shtoi se nëse Donaldi lë lojën në këto momente duke hequr dorë nga çmimi i madh dhe çdo gjë tjetër aty brenda, ai dhe Bora do të lidhen prapë, sepse janë dy njerëz të dashuruar dhe para dashurisë askush nuk është i fortë.

    “Duhet të dalë jashtë sa është më herët. Po doli jashtë shtëpisë dhe i la të gjitha për Borën“, tha ai. Gjithashtu shtoi se përpara dashurisë asnjë femër s’është e fortë duke lënë të kuptohet se Bora dhe Donaldi kanë një histori të vërtetë dashurie.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!