Edhe sonte spektakli i Big Brother VIP ka nisur me debate të forta, derisa banorëve i është shfaqur një klip me momente të ndodhura një natë më parë.

Në klipin e dhënë para banorëve, dëgjohet Einxhel duke thënë se Iliri dhe Sabiani kanë folur jo mirë për një nga vajzat e shtëpisë, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

“Kam dëgjuar Ilirin duke thënë për njërën nga vajzat, “ajo vetëm kur dëgjon emrin e saj eksitohet”, u shpreh Einxhel.

Reklamë

Iliri nuk e ka pranuar një gjë të tillë, derisa ka kërkuar që të shfaqen edhe videot të këtij momenti./Reporteri.net/