Në një intervistë që ka dhënë Atdhe Xheravina pak kohë më parë, gazetarja e ka pyetur nëse ka ndonjë nga konkurrentët që i ka ngelur pikë nënës së tij nga emisioni “Për’puthen”.

”Po ka por s’mund ta them emrin”- ka thënë Atdheu i cili dukej se ishte vënë në siklet.

E teksa gazetarja e ka ngacmuar ai me tej ka thene se s’mund ta thotë emrin pasi nuk është konkurrente, e më pas i ka kërkuar kamarierit ujë.

Reklamë

Atdheu këto ditë ka qenë mjaft i përfolur për raportin e tij me Bora Zemanin, e madje është publikuar edhe një fotografi e tyre në orët e vona, por që sipas ish-konkurrentit të Përputhen ata as raport shoqëror nuk kanë.