Ka vdekur në moshën 33 vjeçare, pasi u qëllua me armë zjarri reperi i njohur amerikan Slim 400.

Ylli i muzikës, emri i vërtetë i të cilit është Vincent Cohran, u qëllua në Inglewood, California të mëkurën në mbrëmje, kanë bërë të ditur mediat lokale.

Slim u lind në Gjermani, më pas shkoi për të jetuar në California kur ishte fëmijë.

Reklamë

Në vitin 2019 ishte sulmuar dhe ishte qëlluar dhjetë herë, gjersa po shkonte të takonte familjan e tij në Compton.

Një muaj pasi ishte qëlluar, pas trajtimit që mori, në një intervistë në radio foli për “eksperiencën” e tmerrshme që përjetoi ditën e incidentit.

“Kur është e shkruar të jesh këtu dhe kur Zoti ka një plan për ty, s’ka asgjë që të ndalon”, kishte thënë aso kohe Slim.

Familjar, miq e kolegë të artistit u shprehën të pikëlluar nga ndarja nga jeta e Slim në moshë shumë të re.