×
  • Show Time
  • Show Time

    Donaldi e bën horë Beatrixën para të gjithëve, e lë me gishta në gojë kur ajo tenton ta puthë

    Reporteri
    09 Dhjetor 2021 | 15:34

    Që nga futja e Romeos në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, ndjekësit e këtij formati po shprehen në rrjete sociale se Donaldi ka ndryshuar qëndrim si në lojë por edhe karshi Beatrixës.

    Por, dyshimet se mund t’i ketë thënë diçka Romeo Donaldit, i ka shtuar edhe më shumë fakti që ai ka disa raste që gjatë këtyre ditëve po e refuzon Beatrixën, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Veprimi i parë që ai bëri qysh natën e parë, ishte se ai nuk fjeti me këngëtaren, por zgjodhi të rikthehej sërish te krevati ku flinte me Dj PM.

    Krahas këtyre, të rralla po janë momentet kur dyshja po shfaqen së bashku, teksa vetëm tre ditë më parë ata ndaheshin gjithmonë nga pjesa tjetër e banorëve. Tani, janë publikuar video kur Donaldi e shmang Beatrixën, dhe duket qartë ndryshimi karshi saj.

    Kur, gjatë ditës së sotme ka qarkulluar një video e tyre, ku Donaldi, teksa Beatrixa e përqafon ai e prek në zonë intime./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!