×
  • Show Time
  • Show Time

    Pas daljes nga Big Brother, Fifi e mban premtimin që ia kishte dhënë Donaldit

    Reporteri
    09 Dhjetor 2021 | 16:37

    Ka dy javë që Fifi ka lënë shtëpinë e Big Brother VIP për arsye shëndetësore.

    Madje me të dalë nga aty, këngëtarja u shpreh se do të niste vizitat tek psikologu, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Ani pse dy ditë pas daljes, në njërin nga spektaklet ajo thumboi disa nga banorët, duke se Fifi i ka lënë pas inatet që ka pasur.

    Gjatë qëndrimit të saj në Big Brother, në një bisedë me banorët, ata patën diskutuar që të bënin një tatuazh, e madje ishte Donaldi ai i cili filloi ta thërriste Fifin – “Filoqyl”, dhe kjo e fundit i kishte premtuar se do e bënte edhe tatutazh.

    E këtë gjë ajo ka vendosur ta gdhend sot në trupin e saj, duke shkruajtur në pjesën e përparme të dorës “Filoqyl”./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!